FC ‘Llapit’ i largohet sponsori kryesor

Nexhat Dumnica , sponsor kryesor i Klubit Futbollistik ‘Llapi’, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet tek ekipi llapjan.

Drejtori ekzekutiv i Llapit, Tahir Batatina ka falënderuar të dorëhequrin për kontributin e deritashëm tek skuadra llapjane.

Dumnica e ka lajmëruar dorëheqjen e tij përmes një postimi në Facebook.

Ai në shkrimin e tij ka përmendur rastin e sulmit ndaj trajnerit të ekipit Bylbyl Sokoli duke thënë se po mbretëron një atmosferë jo sportive.

Më poshtë lexoni postimin e plotë të Dumnicës:

Në këto 5 vite kemi pas sfida të ndryshme për ngritjen e KF Llapi-t, qëllimi ynë gjithmonë ishte Titulli i parë kampion, për 5 vite rresht kam mbështetur KF Llapi-n financiarisht në aspektin menaxherial dhe kohor, rezultatet ishin ato që edhe vet ju keni qenë dëshmitarë për këto 5 vite shpenzimet ishin të mëdha duke krahasuar ekipet tjera të superligës, derisa objektivat tona për titullin kampion apo pjesëmarrja në Evropë nuk u realizuan.

Për të realizuar objektivat tona ishte mëse e domosdoshme një reformë e brendshme për të arritur objektivin Titullin Kampion dhe zgjerimin e aksionarëve për të siguruar një stabilitet financiar afatgjatë për KF Llapi-n dhe përnjëmend KF Llapi të trajtohej si Klub Profesionist, ashtu edhe ndodhi pjesë e klubit u bënë aksionarë serioz që vijn me shumë sukses nga futbolli dhe nga bizenset përkatëse duke i besuar planit tonë dhe të cilët i falenderoj, poashtu Shtabi Teknik u pasunua me kuadra profesionale për të arritur objektivat tona, ky ishte plani për KF Llapi-n i cili nuk gjeti përkrahje të plotë dhe u krijua një atmosferë për të cilin edhe jeni në dijeni tashmë.

Duke e parë këtë atmosfer e cila kaloj përtej sportiviteti rasti i sulmit ndaj Prof.Bylbyl Sokolit dhe e cila po mbretëron që nga fillimi i kampionatit dhe ku nuk na u dha mundesia të japim kontributin tonë sipas planit të paraparë un jap dorëheqje nga të gjitha funksionet në KF Llapi dhe lëshoj rrugë për ata që kanë vizion, ide dhe aftësi menaxheriale e sportive dhe finananciare më të avancuara dhe për ta quar klubin përpara.

Kontributin dhe ndihmën time ndaj vendlindjes dhe qytetit të Podujevës do ta vazhdoj në forma të ndryshme.

 

 

 

 

ETIKETA

11 Tetor 2018 - 19:06

11/10/2018 - 19:06
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend