Fatmir Limaj thotë se partia e tij është kthyer në 'shpresë për qytetarët'

60 anëtarë të rinj, sot i janë bashkuar partisë Nisma Socialdemokrate, në degën e Lipjanit.

Ne pesë vjetorin e themelimit të kësaj dege, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, uroi strukturat drejtuese dhe simpatizantët, ndërkohë që u uroi mirëseardhje anëtarëve të rinj.

Sipas Limajt, NISMA është kthyer në shpresë për qytetarët e vendit, të cilët çdo ditë po i bashkohen.

“Nisma Socialdemokrate është faktori politik vendimtar në shumë procese në vend. Janë shumë projekte të mëdha në vend që identifikohen me Nismën Socialdemokrate. Sot Nisma identifikohet si subjekt politikë që promovon dhe mbron vlerat njerëzore e kombëtare. Ne jem parti e solidaritetit, unitetit dhe bashkëpunimit, e cila dallon interesat e ngushta nga to të atdheut”, ka thënë ai.

Lideri i Nismës ka deklaruar se është koha që kandidati i Nismës t’i fitoj zgjedhjet në Lipjan.

“Zotimi im është se në fuqishëm do të vazhdojmë me ju mbështet. Do ta keni mbështetjen e fuqishme tonën. Le të vazhdojmë kështu të bashkuar të ecim përpara për fuqizimin e partisë”, ka shtuar Limaj.

Në anën tjetër, kryetari i degës së Nismës në Lipjan, Heset Sahiti, ka thënë se në pesë vitet e ekzistimit të kësaj partie në Lipjan, projektet politike po marrin më shumë mbështetje.