Farrugia: Kosova ka një të ardhme të ndritshme në futboll

Përzgjedhësi e kombëtares malteze, Raymond Farrugia, tha pas ndeshjes me kombëtaren e Kosovës se nuk ka dyshim që ekipi nikoqir e meritoi të fitonte.

“Pa dyshim Kosova e meritoi të fitonte”, tha ai.

Farrugia vlerësoi se Kosova ishte dominuese në posedimin e topit në pjesën e parë, e në të dytën, sipas tij, ndryshoi loja.

“Kur ne barazuam e vërejtëm një panik të vogël (te Kosova). E humbëm një lojtar me karton të kuq”, theksoi Farrugia.

Për kombëtaren kosovare, ai tha se ka një të ardhme të ndritshme.

11 Tetor 2018 - 23:10

Shkelqim Xhaqkaj 11/10/2018 - 23:10
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend