Donjeta Pajazitaj - Foto: Facebook

Familja e Donjeta Pajazitaj detyrohet të largohet nga fshati

Vëllai i Donjeta Pajazitaj, Shkelqimi, ka thënë se për shkak të rregullave kanunore të pleqërisë së fshatit po detyrohen të largohen nga shtëpia e tyre.

Për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, u dënua kushëriri i saj, Naser Pajazitaj.

“Ata të cilët meren me rregulla #Kanunore (Pleqëria e Fshatit) Edhe pse në mënyrë jo të dëshirueshme familja e #Donjetës, largohet nga fshati në mënyrë që sa do pak të gjejë qetësi shpirtërore, por janë ata pikërisht pleqëria e fshatit që hapin plagë në zemër, jo duhet dhënë besë, jo kështu jo ashtu”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

Donjeta Pajazitaj në fund të vitit 2015 ishte gjetur e vrarë në Bjeshkën e Deçanit.

Për vrasjen e saj Gjykata e Pejës e shpalli fajtorë kushëririn e saj Naser Pajazitajn.

Naser Pajazitaj me vendimin e kësaj gjykate u dënua me burgim të përjetshëm.

Pas dënimit me burgim të përjetshëm, Shkëlqim Pajazitaj kishte deklaruar se vendimi i gjykatës ishte vendim i drejtë.

Për të njëjtën vepër penale Naser Pajazitaj me gjashtë mars 2018, në mungesë të provave ishte liruar nga aktakuza, mirëpo gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Në njërën nga seancat gjyqësore të këtij rasti, vëllai i Donjeta Pajazitajt e kishte grushtuar të dyshuarin për vrasje, Naser Pajazitaj, derisa ky i fundit po largohej nga salla e gjyqit.

Gjithë historinë e këtij gjykimi mund ta gjeni në ketë link.