'Eurodram’ hapë konkurs publike për drama të përkthyera 2018/2019

Komiteti Shqiptar i “Eurodram”-ës ka hapur thirrje publike për drama të përkthyera në gjuhën shqipe, për sezonin 2018- 19.

Ky komitet do të përzgjedhë drama të përkthyera në shqip nga gjuhët tjera që janë pjesë e “Eurodramës”, të cilat duhet të jenë përkthyer në këto dy vitet e fundit, nuk ka rëndësi nëse ato jena të botuara apo të pabotuara, të inskenuara apo jo.

Propozimet duhet të përfshijnë përkthimin e dramës, biografinë e autorit dhe të përkthyesit, një përmbledhje të shkurtër të dramës si dhe një faqe faktesh (gjuha prej nga është përkthyer drama, numri i karaktereve, referencat për ndonjë shpërblim apo produksionet e mëparshme) si dhe informata shtesë që mund të jenë të rëndësishme.

Përzgjedhja e dramës nga ana e komitetit shqiptar është ftesë për regjisorët, teatrot dhe botuesit vendorë për ta vënë në skenë apo për ta botuar dramën.

Dramat e përzgjedhura poashtu do të promovohen në rrjetin “Eurodram”.

Afati i fundit për dorëzimin e dramave është 20 Janar 2019, ndërsa rezultatet e konkursit do të publikohen në muajin mars 2019.

“Eurodram” është rrjet Evropian i përkthimit teatror, i cili përdorë gjuhët evropiane, mediterane dhe ato të Azisë Qendrore.

Rrjeti numëron rreth 300 anëtarë që janë pjesë e rreth 30 komisioneve gjuhësore.

Objektiva kryesore e këtij rrjeti është që t’ ua bëjë të ditur profesionistëve të teatrit dhe publikut më të gjerë punën e dramaturgëve dhe të përkthyesve të teatrit, që në masë të madhe mbetet e pa-botuar, duke i kushtuar vëmendje posaçërisht diversitetit gjuhësor.