Viorica Dancilla, kryeministrja e re rumune - Foto: Rtv21

Eurodeputetja Emërohet Kryeministre e Rumanisë

Presidenti rumun i qendrës së djathtë, Klaus Iohannis emëroi sot eurodeputeten socialdemokrate, Viorica Dancila në postin e kryeministres, duke e zëvendësuar me Mihai Tudose, i shtyrë drejt dorëheqjes nga mazhoranca e tij e majtë.

“Pasi shqyrtova të gjitha argumentet, vendosa t’u jap një shans të ri socialdemokratëve dhe të emëroj personin që ata kishin propozuar”, deklaroi Iohannis në përfundim të një konsultimi me partitë politike.

Viorica Dancila është kryeministrja e tretë që zgjidhet nga e majta në një vit. /21Media