Misioni i BE heshtë për darkën e gjykatësit të speciales me avokatin e Sami Lushtakut

Misioni i EULEX në Kosovë ka refuzuar ta komentoj darkën ndërmjet pjesëtarit të këtij misioni, që mbanë pozitën e Monitoruesit të Drejtësisë, Vladimir Mikula dhe avokatit Arianit Koci, mbrojtësi i njërit nga të gjykuarit nga ky Mision, Sami Lushtaku.

Në një përgjigje të shkurtër, Misioni i EULEX-it ka thënë se nuk i komenton takimet private të personelit.

“Siç kemi deklaruar më parë, EULEX-i nuk i komenton takimet private që cilido pjesëtar i personelit të tij mund t’i ketë e të cilat nuk kanë kurrfarë lidhje me cilësinë profesionale të tyre”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it dhënë për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi të hënën mbrëma për një darkë ku bashkë ishin parë Vladimir Mikula, që është edhe gjyqtar në pritje në Gjykatën Speciale dhe Arianit Koci, avokat i Sami Lushtakut që në janar të këtij viti u intervistua nga Specialja.

https://kallxo.com/video-takim-misterioz-i-gjyqtarit-te-speciales-dhe-eulex-me-avokatin-e-sami-lushtakut/

 

https://kallxo.com/thellohet-skandali-gjykata-speciale-konfirmon-personi-qe-u-takua-me-avokatin-e-sami-lushtakut-gjykates-special/

 

 

 

https://kallxo.com/deklarata-e-eulex-it-per-darken-e-gjykatesit-me-mbrojtjen-e-sami-lushtakut/

 

https://kallxo.com/gjykatesi-qe-darkoi-me-avokatin-e-sami-lushtakut-i-interesuar-per-rastin-ndaj-veteraneve-ku-avokati-koci-eshte-pale-ne-procedure/

https://kallxo.com/gjykatesi-i-gjykates-speciale-i-pranishem-ne-gjykimin-e-veteraneve/

 

 

https://kallxo.com/analistet-kane-pak-besim-ne-gjykaten-speciale/