Deputeti Azem Syla në Polici - Foto: KALLXO.com

Mungesa e Mandatit të EULEX-it Shtyn Seancën e Azem Sylës

Lajmin e shtyrjes se konfirmoi për KALLXO.com Tahir Rrecaj, avokati i Nuhi Ukës.

09:27

Edhe pse gjithçka është e paqartë në lidhje me vazhdimin e mandatit të EULEX-it, misioni evropian ddo të mbajë sot seancën ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve.

Tahir Rrecaj, avokati i Nuhi Ukës, njërit prej 52 personave që po hetohen, e konfirmoi për KALLXO.com se seanca e sotme nuk është anuluar.

“Seanca ka qenë e ftuar më parë dhe ne nuk kemi pranuar ndonjë njoftim për anulimin e kësaj seanca apo çfarëdo njoftimi tjetër”, tha Rrecaj.

Rrecaj tha se do të kundërshtojnë mbajtjen e kësaj seanca deri sa të zgjidhet çështja e mandatit të EULEX-it në Kosovë.

KALLXO.com shkroi dje se nuk është e qartë nëse Misionit Evropian për Sundim të Ligjit mandati i ka kaluar në mesnatë, apo do t’i kalojë në mesnatën e sotme.

http://kallxo.com/te-paqarta-oret-e-fundit-te-mandatit-te-eulex/

Seancat e mundësisë së veçantë hetuese ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve nisën më 31 maj, ndërsa janë të mbyllura për publikun, për shkak se të dyshuarit ende vetëm po hetohen.

http://kallxo.com/mbyllur-hetimi-special-per-azem-sylen/

Në seancat e mundësisë së veçantë hetuese, një panel prej 3 hetuesish mund të marrin në pyetje dëshmitarë që mund të ndodhë të mos jenë të pranishëm në procesin e mundshëm gjyqësor dhe dëshmia e dhënë në këto seanca konsiderohet pastaj si e dhënë në seancat gjyqësore.

Më 9 qershor në seancën tjetër ndaj 52 personave, salla më e madhe e Pallatit të Drejtësisë nuk i zuri të gjithë të dyshuarit, avokatët e tyre dhe gardianët e të paraburgosurve.

Atë ditë u kërkuan alternativa të mbajtjes së këtyre seancave në sallën e Ministrisë së Drejtësisë, ose edhe mospërfshirja e të gjithë të dyshuarve në mundësitë e veçanta hetuese.

http://kallxo.com/edhe-sot-e-mbyllur-seanca-e-azem-syles/

Përveç Sylës e Ukës edhe 50 persona po dyshohen dhe hetohen për tjetërsim të ish-pronave shoqërore.

Azem Syla, Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla dhe Lubisha Vujoviq ishin arrestuar në fund të prillit të këtij viti pas një aksioni të gjerë të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Prokuroria pretendon se të dyshuarit kanë tjetërsuar prona shtetërore në mënyrë joligjore në regjionin e Llapnasellës, për çka të gjithë të dyshuarit janë deklaruar të pafajshëm.