Eshtrat e Hasan Prishtinës ‘së shpejti do të sillen në Vushtrri’

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, i shoqëruar nga sekretari i Bashkisë së Kukësit Bujar Muçmata, sot ka bërë homazhe pranë varrit të patriotit Hasan Prishtina, në varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Kukësit.

Homazhet janë bërë në kuadër të “Javës së Hasan Prishtinës”, aktivitet ky që tani e sa vite tradicionalisht mbahen në qytetin e lindjes së një prej patriotëve më të mëdhenj që kishte Kombi shqiptar, siç është Hasan Prishtina.

Krahas inaugurimit të sheshit dhe shtatores së Hasan Prishtinës që do të bëhet me ceremoni të hënën në 20 vjetorin e Çlirimit të Vushtrrisë, kryetari Tahiri tha se do të angazhohet që së shpejti eshtrat e Hasan Prishtinës të kthehen në vendlindjen e tij në Vushtrri.

14 Qershor 2019 - 18:42

21Media 14/06/2019 - 18:42
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend