Është hapur zyra për ndihmë juridike falas në  Drenas

Qytetarët e komunës së Drenasit nga sot mund të marrin ndihëm juridike falas në komunën e tyre.

Kjo pasi në objektet e Komunës së Drenasit sot është hapur zyra për ndihmë juridike falas, e cila do të veprojë nga muaji korrik 2018 deri në muajin dhjetor 2018, çdo të mërkure dhe të enjte duke filluar nga ora 9:00 deri në ora 15:00.

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ofron ndihmë juridike falas për të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit.

Shërbimi për Ndihmë Juridike Falas bëhet në Zyrën e Udhëheqësit të Personelit, kati I, Objekti i Komunës së Drenasit.