Ilustrim: Poqi elektrik

Erërat e forta lënë pa rrymë një pjesë të rajonit të Pejës dhe të Ferizajt

Kompania KEDS ka njoftuar se si pasojë e motit të keq, me erëra të forta e reshje të mëdha të shiut, ka prishje të shumta në sistemin energjetik në rajonin e Pejës dhe të Ferizajt.

Sipas njoftimit, si pasojë e motit të ligë, në distriktin e Pejës jashtë punës janë largpërçuesit e Baranit, Lumbardhit, Dubravës, Vrellës, Radavcit dhe Loxhës.

Ndërsa, në distriktin e Ferizajt jashtë funksionit është largpërçuesi i Kaçanikut.

KEDS njofton se ka rritur numrin e ekipeve në terren, të cilat po përpiqen të identifikojnë dhe rregullojnë prishjet.