Recep Tayyip Erdogan | Foto: Wikipedia

Erdogan synon pajtimin me Gjermaninë, pasi i krahasoi zyrtarët gjerman me nazistët

Presidenti i Turqisë, Recep Rayyip Erdogan, ka nisur vizitën në Gjermani, me synimin për të ulur tensionet midis dy vendeve.

Udhëtimi, i cili zgjat deri të shtunën, vjen në kohën kur problemet ekonomike në Turqi po shkaktojnë shqetësime në rritje dhe kur Evropa ka nevojë për mbështetjen e Ankarasë në reduktimin e rrjedhës së migrantëve.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Erdoganit në Gjermani, ku spektri politik e sheh me dyshime.

Në mars të vitit të kaluar, Erdogan i ka krahasuar zyrtarët gjermanë me nazistët.

Ai i ka bërë këto komente pasi autoritetet gjermane i kanë anuluar tubimet, që ai ka planifikuar t’i mbajë për diasporën turke në Gjermani, në prag të një referendumi të rëndësishëm për pushtetin e tij.

Në një shkrim të publikuar të enjten në gazetën FAZ, Erdogan tha se “është koha të lihen mënjanë dallimet në opinione dhe përqendrimi të jetë mbi interesat e përbashkët”.

28 Shtator 2018 - 11:32

RTK 28/09/2018 - 11:32
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend