Erdogan e bën dhëndrin ministër

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, e ka emëruar dhëndrin e tij në postin e ministrit të Thesarit dhe Financave në kabinetin e ri qeveritar, të hënën, duke e zbritur vlerën e lirës turke dhe me gjasë duke thelluar shqetësimet për pavarësinë e bankës qendrore, raporton Reuters.

Në një ceremoni në Ankara pak orë pasi dha betimin për mandatin e ri presidencial, Erdogani emëroi ministrat e rinj të kabinetit duke ia dhënë dhëndrit të tij, Berat Albayrak këtë post të rëndësishëm qeveritar.

Zgjedhja e Albayrak, i cili u martua me vajzën e Erdoganit në vitin 2004, me gjasë nuk do të mirëpritet nga investitorët e huaj të cilët janë të shqetësuar për shëndetin e ekonomisë turke, raporton Financial Times

ETIKETA

09 Korrik 2018 - 22:52

Kallxo 09/07/2018 - 22:52
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend