Era Istrefi pritet në takim nga ambasadori britanik O’Connell

Këngëtarja kosovare Era Istrefi ka vizituar sot Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ambasada e Britanisë së Madhe, ka njoftuar se këngëtarja është takuar me ambasadorin Ruairi O’Connell.

“Kënaqësi për të mirëpritur Era Istrefi në Ambasadën Britanike sot, pas suksesit të saj të mahnitshëm në Moskë. Era u takua me ambasadorin britanik Ruairí O’Connell dhe ata diskutuan për kreativitetin e Londrës në kategori botërore”, njofton Ambasada.

Pop-këngëtarja Era Istrefi  pas performancës në Kampionatin Botëror në Rusi, javë më parë është dekoruar me medalje nga presidenti Hashim Thaçi.

https://kallxo.com/thaci-e-dekoroi-me-medalje-era-istrefin-kengetarja-kerkoi-ta-perqafoje-video-foto/