Shtyllë elektrike e rrëzuar nga era e fortë - Foto: Facebook/KEDS

Era e fortë lë pa rrymë disa rajone të Kosovës

Moti i lig dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, duke lënë shumë lokalitete pa energji elektrike.

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, njofton se rajonet më të goditura nga prishjet në sistem janë Gjakova, Peja, Prizreni, Skenderaj dhe Mitrovica.

KEDS njofton se ekipet janë në terren dhe po mundohen që në kohë sa më të shpejtë të sanojnë prishjet, ndonëse, siç thuhet në njoftim, moti i lig po e vështirëson situatën.

Në fotografitë e publikuara nga KEDS, shihet se era e fortë ka rrëzuar shtylla elektrike e madje edhe pemë.