Ilustrim

Era e fortë, aeroplani nuk mund të aterrojë në Shkup

Aeroplani Boeing 737-752 që vjen nga Stambolli e që duhej të aterrojë në Shkup, nuk po arrin dot të zbresë në tokë për shkak të erës së forte.

Për momentin ky aeroplan po fluturon mbi zonën mes Velesit dhe Kavadarit, duke bërë rrethrrotullime në ajër, në pamundësi për të zbritur në Aeroportin e Shkupit.

Për TV21 nga Aeroporti Ndërkombëtar “Shkup” e konfirmojnë informacionin dhe thonë se një aeroplan tashmë është orientuar drejt aeroportit të Ohrit./21Media