Enver Hoxhaj takon biznesmenin prizrenas

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka takuar njërin ndër prodhuesit vendor. Ai në rrjetin social Facebook, ka shkruar se gjatë vizitave në terren dje u takua edhe me Irfan Fushën, i cili është pronari i kompanisë  ‘Abi’.

Ai tregoi që kjo kompani tashmë ka një varg produktesh që prodhon në qytetin e Prizrenit, e që sipas tij, është një kontribut në ekonominë e vendit sepse po punëson shumë qytetarë.

Tutje zëvendëskryeministri tha se “neve si shoqëri na takon që ta mbështesim ekonominë e Kosovës duke blerë produkte vendore”.