Enver Hasani Edhe Sot Para Gjyqit

Enver Hasani edhe sot, pas seancës për ngritjen e aktakuzës ndaj tij akuzoi kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi.

Akuza të tilla ndaj Lumezit, Hasani kishte bërë edhe më 8 dhjetor. Atë dit[ kryeprokurori Lumezi mohoi këto akuza kur foli për KALLXO.com, duke thënë se Hasani është hetuar para se ai të bëhej kryeprokuror.

http://kallxo.com/enver-hasani-akuzon-kryeprokurorin-lumezi-per-aktakuzen-video/

“Kjo çështje duhet të kalohet në shqyrtim gjyqësor dhe të procedohen provat e propozuara nga prokuroria si dhe nëse do të ketë edhe prova tjera me qëllim që të zbardhet  dyshimi i bazuar nëse të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen,” tha gjyqtarja Bytyqi.

Mbrojtja ka të drejtë ankese ndaj këtij aktvendimi.

10:03

Prokurorja Drita Hajdari thotë se e kupton tendencën e mbrojtësve për kundërshtimin e akuzës, por aktakuza sipas saj është e mbështetur në prova të sigurta.

Të gjitha pretendimet e cekura të mbrojtësve të të akuzuarve duhet të shqyrtohen në shqyrtim gjyqësor dhe se në këtë fazë të procedurës këto pretendime nuk janë bazë për hedhje të aktakuzës, sepse mbrojtësit nuk kanë ofruar argumente relevante për hedhjen e aktakuzës.

09:37

Sipas Tmavës asnjë provë direkte për të mbrojturin e tij nuk ekziston.

“Aktakuza bazohet në supozime siç është se Hasani që prokuroria e konsideron të akuzuar, si rektor i universitetit kontratën e ka dërguar në Tiranë, por me asnjë provë nuk e vërteton këtë rrethanë dhe çështja  e fundit është se aktakuza bazohet edhe në mbrojtjen e të bashkakuzuarve dhe nga dispozita e nenit  264 është e qarte se fajësia nuk mund të vërtetohet në bashkëfajësi,” tha Tmava.

Tmava deklaroi se vepra penale mashtrim në detyrë kryhet me dashje direkte, e dashja sipas tij duhet të vërtetohet me prova direkte, e jo me prova rrethanore.

09:23

Hasani që ishte nga viti 2009 deri në 2014 kryetar i Gjykatës Kushtetuese nga prokuroria akuzohet se në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Prishtinës ka kryer veprën penale të mashtrimit në detyrë. Pjesë e këtij gjykimi bashkë me Hasanin janë edhe Hakif Veliu dhe Albert Rakipi.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Hasani në cilësinë e rektorit të UP-së, Hakif Veliu si shef i Zyrës së Prokurimit në UP dhe Albert Rakipi si drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN), si persona zyrtarë dyshohet se kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i Librave nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe për Nevojat e Universitetit të Prishtinës” të datës 5 dhjetor 2008.

Në kontratë vlera e saj ishte përcaktuar 500 mijë euro, ndërsa çmimi i pagesës për njësi -1000 fjalë 12.65 euro.

Gjithnjë sipas aktakuzës së prokurorisë, të pandehurit sipas marrëveshjes paraprake kanë lidhur një kontratë të re në të cilën kanë shfrytëzuar numrin e njëjtë të protokollit dhe datën e njëjtë të kontratës origjinale duke ndryshuar nenin 17 të kontratës, ashtu që në vend të çmimit për njësi-1000 fjalë 12.65 euro, kanë shënuar çmimin për njësi -1000 karaktere 12.65 euro.

Prokuroria pretendon se kjo i ka mundësuar përfitim më të madh Institutit për Studime Ndërkombëtare për numrin e njëjtë të shërbimit.

Seanca fillestare e këtij gjykimi u mbajt më 8 dhjetor. Në të Enver Hasani, Hakif Veliu e Albert Rakipi u deklaruan të pafajshëm.

http://kallxo.com/enver-hasani-deklarohet-i-pafajshem/

Për aktakuzën Hasani pas kësaj seance e akuzoi kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi.