Burimi Muzeu

Emrush Xhemajli hap ekspozitë në Muzeun e Kosovës

Muzeu i Kosovës do të hapë sot në mbrëmje, 3 tetor 2018 duke filluar nga ora 19:00, ekspozitën personale të piktorit Emrush Xhemajli, “Portretet e dëshmorëve dhe të personaliteteve historike kombëtare”.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen portrete të personaliteteve historike kombëtare të punuara nga autori gjatë tri viteve të fundit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur rreth 2 javë në ambientet e Muzeut të Kosovës.