Emmanuel Macron është presidenti i ri i Francës - Foto: Facebook

Emmanuel Macron Zgjidhet President i Francës

“I dëshiroj sukses përballë sfidave të mëdha që e presin”, ka thënë ajo nga selia e partisë së saj.

Kandidati liberal-centrist, Emmanuel Macron, ka fituar zgjedhjet presidenciale franceze me rreth 65,5 për qind të votave, njofton “Le Figaro”.

Ndërsa, rivalja e tij ka fituar rreth 34,5 për qind të votave.

Presidentit të ri i ka telefonuar për ta uruar edhe presidenti aktual, François Hollande, i cili ka theksuar se fitorja e tij e madhe konfirmon se një shumicë shumë e madhe e bashkëqytetarëve kanë dashur të bashkohen rreth vlerave të Republikës dhe të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj Bashkimit Evropian si dhe hapjen e Francës ndaj botës.

Në këto zgjedhje nuk kanë dalë për të votuar rreth 25,5 për qind e votuesve.

Macron dhe Le Pen u kualifikuan në rrethin e dytë pasi në rrethin e parë, i zhvilluar më 23 prill, ata morën më së shumti vota nga 11 kandidatët që ishin në garë për ta zëvendësuar presidentin aktual, François Hollande.

http://kallxo.com/franca-zgjedh-presidentin/