Emisioni Jeta në Kosovë: Bordet politike dhe ndotja e ambientit

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetua intervista me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell dhe me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ambasadori foli lidhur me memorandumin e bashkëpunimit të kësaj ambasade me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës që synonte punësimin me meritë në poste publike.

Pse nuk u respektua kjo marrëveshje nga institucionet vendore?

Cilat borde të ndërmarrjeve publike dhe agjencive u mbushën me njerëz të politikës?

Cili është qëndrimi i ambasadës lidhur me emërimet e fundit të anëtarëve në borde?

Në pjesën e dytë të emisionit u transmetua intervista me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me ndotjen e mjedisit.

Kryeministri flet për planet e luftimit të ndotjes pas konferencës rajonale që u mbajt mbi këtë temë.

Emisionin “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.