Zenun Pajaziti - Foto: KALLXO.com

Zenun Pajaziti: S'kam qenë i kënaqur kurrë me shkallën e luftimi të krimit dhe korrupsionit

Në debatin ku po diskutohet për politikën e jashtme dhe sigurinë, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, tha së në kohen e qeverisjes së tij, Policia nuk ka pasur shumë kapacitete.

“Policia sot dhe dje ka qenë më shumë nën presionin e kërkesave, e pritjeve sepse spektri i sigurisë nuk ka qenë i kompletuar, nuk ka pasur Agjenci të Inteligjencës. Tash e kemi AKI-në dhe Ushtrinë, janë më shumë të gatshme përgjegjësi të tyre, por ka qenë një presion pak më i madh në polici, sepse kapacitetet fal edhe një mbështetje të jashtëzakonshme të partnerëve tanë. Ka qenë një fazë e dukshme e theksuar edhe nga institucionet e BE-së, në atë kohë para statusit kishte filluar një fazë të procesit të përgatitjes së vendit tonë për integrime edhe me imponuar disa kritere tjera siç është menaxhimi i kufirit”, tha ai.

Në mesin e sfidave që është përballur Ministria e Punëve të Brendshme në atë kohë, Pajaziti thotë së as vendet e BE-së nuk kanë qenë të gatshme të përkrahin Kosovën, siç është rasti për mbajtjen e pasaportave të UNMIK-ut.

Ai tha se Policia ka qenë e përfshirë në luftimin e korrupsionit edhe pse kishte mangësi në kapacitete.

“Nuk kam qenë i kënaqur kurrë me shkallën e luftimi të krimit dhe korrupsionit edhe pse ka qenë në rritje. Kemi pasur kërkesa të adresuar nga anëtarëve tanë për të cilat Policia atëherë nuk kishte arritur për shkak të kapaciteteve. Policia ka qenë e përfshirë në luftimin e korrupsionit”, u shpreh ai.

Në emisionin #debatpernime në ZgjidhjeparaZgjedhjeve po diskutohet për politikën e jashtme, integrimet edhe sigurinë.

Sonte: Debati për politikën e jashtme dhe sigurinë