Vjosa Osmani në “Jeta në Kosovë”

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” u transmetuar intervista me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Në këtë intervistë, kryeparlamentarja ka folur për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe se ku do ta gjejnë zgjedhjet e reja atë.

Vjosa Osmani foli për raportin e saj me Albin Kurtin dhe çka thotë ajo për akuzat për familjarët e saj.

Po ashtu, ajo flet për të ardhmen e saj politike.

Në pjesën e dytë të emisionit u debatua rreth temës së racizmit.

 

Se a ka racizëm në Kosovë kanë folur aktivistë e politikanë të komuniteteve rom, egjiptian e ashkali.

Në cilin qytet të Kosovës u përzunë nga kafeneja pjesëtarë të komunitetit ashkali?

Si kalon një martesë mes një egjiptiani dhe një shqiptare në Kosovën e shekullit 21?

A është shkaku i ngjyrës pse një ashkali nuk po pranohet në Policinë e Kosovës?

Reprizën e emisionit mund ta ndiqni në RTK të premten në mesditë.