Foto: KALLXO.com

Skender Hyseni tregon së për çfarë i kishte telefonuar ambasadori i atëhershëm amerikan

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni gjatë emisioni DebatPernime deklaroi së gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë i kishte telefonuar ambasadori i atëhershëm amerikan, Christopher Dell, lidhur me kundërshtimin e tij ndaj fusnotës nga ana e LDK-së.

Ai tha se në këtë bisedë telefonike Dell i ka thënë së ky kundërshtim është gabimi i tij më i madh.

“Është e njohur konferenca e LDK-së ku fuqimisht e kemi kundërshtuar fusnotën, madje ka pas ttë atillë qe na kanë quajtur armiq të Amerikës, mua personalisht dikush më ka thirr e më ka thënë se po e bën gabimin më të madh në jetën tënde, pse po e kundërshton fusnotën“, u shpreh ai.

Në mesin e dështimeve gjatë qeverisjes së tij, ai përmendi pranimin e fusnotës në kuadër të ‘riformatizimit’ të dialogut Kosovë-Serbi.

“Si një dështim tjetër e shoh edhe pranimin e riformatizimin e dialogut Kosovë – Serbi si dialog Prishtinë – Beograd. Si rrjedhim i kësaj e kemi fusnotën fatkeqe e cila nuk po shkrihet dot. Na është imponuar si instrument të Kosovës do t’i hapte dyert do të anëtarësohen lehtë dhe të përfaqësohej lehtë në botë por ka ndodhë e kundërta dhe pranimi i fusnotës ka qenë mesazh i paqëndrueshmërisë dhe panguleshmerisë sonë”, u shpreh ai mes tjerash.

Në emisionin #debatpernime në ZgjidhjeparaZgjedhjeve u diskutua për politikën e jashtme, integrimet edhe sigurinë.