Skema e bastoreve ilegale

 

Të premten, emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ u transmetuan pamjet e zbulimit të një rrejti të madh të lojërave të fatit në komunën e Vushtrrisë.

Emisioni sjell pamje të kamerave të fshehura të ekipit të cilat kanë filmuar lokacionet ku në Vushtrri luhen bastet.

Të maskuar si lojtarë gazetarët e KALLXO.com janë future në bastore dhe kanë luajtur baste e lojëra të Keno e lojërat e njohura me “qenë”. Filmimet e kryera nga java e kaluar janë dërguar në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Mitrovicës ndërsa dy ditë më parë nga këto pamje policia ka zhvilluar një operacion të madh bastisjesh.

Në pjesën e dytë të emisionit mund të ndiqni hulumtimin për lajmet e rreme dhe ndikimin e tyre në shoqërinë tonë.