Rrëfimi për ‘qytetin e fajdeve’

 

Në emisionin e sotëm të “Drejtësia në Kosovë” diskutohet për skemat e fajdeve në qytetin e Prizrenit.

Reportazhi sjell ngjarjen ku një furrtari nga Prizreni i kërkohet të dorëzoj shtëpinë dhe poronat si kundërvlerë për paratë e marra me fajde.

Emisioni shpjegon skemën ku për 1 mijë euro fajde paguhen nga 15 deri 20% kamata në muaj dhe rritjen e kamatës në rast se tarifat e fajdeve nuk paguhen me kohë.

Në filmime ekskluzive emisioni sjell filmime nga operacioni i prokurorisë kur të dyshuarit e fajdes arrestohen gjatë dorëzimit të parave.

Në pjesën e dytë të emisionit ndiqni pamjet e kontrolleve të lokaleve nga ana e ATK-së në Komunën e Gjilanit.