Punësimet për dosta

 

Në emisionin e sontëm, “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin rreth punësimeve në institucionet e shtetit nga qeveria e cila po numëron ditët e fundit të ekzistencës.

Shumë konkurse e emërime janë bërë kohët e fundit, që nga dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj në korrik të këtij viti.

Deputetë e ekspertë flasin për këto emërime.

Në pjesën e dytë, ‘Drejtësia në Kosovë’ transmeton një reportazh rreth asaj se si komunat në Kosovë nuk kanë fonde për t’i adresuar çështjet e ndjeshme që kanë të bëjnë me deradikalizimin dhe me ndaljen e emigracionit nga të rinjtë.