Foto: Ilustrim

Ngjarje tragjike në Gjakovë, 74 vjeçarja digjet në shtëpi

Policia gjatë ditës ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Shishman të Gjakovës, është djegur një shtëpizë (barakë), ku si pasojë e zjarrit ka vdekur një grua.

Pas kontaktimit nga KALLXO.com, Policia ka thënë se vdekja e gruas 74 vjeçare, është duke u hetuar.

Zëdhënësja e policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj tha se incidenti ka ndodhur mbrëmë në ora 22:10, në fshatin Shishman i Bokës, në Gjakovë.

Podrimaj tha se të gjitha njësitë relevante përfshirë edhe zjarrfikësit dhe mjekun kujdestar, kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Zjarri kishte kapluar një shtëpizë metali e brenda saj kishte qenë viktima X.B , femër, kosovare, shqiptare, 74 vjeçare, e cila jetonte e vetme në atë shtëpizë. Mjeku në vendngjarje ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete dhe se policia në bashkëpunim me ekspertin e zjarreve po punojnë intenzivisht në zbardhjen e rastit. Viktima me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në IML për autopsi”, tha për KALLXO.com Lirije Podrimaj, zëdhënësja e policisë së Gjakovës.

KALLXO.COM, sot ka raportuar për këtë rast.

https://kallxo.com/vdes-nje-grua-ne-gjakove-pasi-perfshihet-shtepiza-nga-zjarri/

.