Rryma mbytë një person në Raushiq të Pejës

Një person ka vdekur si pasoj e goditjes nga rryma nga Raushiqi i Pejës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Një mashkull K/Shqiptar ka vdekur si pasojë e goditjes nga energjia elektrike derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.