Prizren - Sulmon bashkëshorten, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës njofton se dje në rajonin e Prizrenit një grua e komunitetit rom ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas policisë viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.