Ilustrim

Prizren, rrihet nga pronari i lokalit, më pas i rrahuri ia vë flakën garazhdës së lokalit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren  një person është rrahur nga një pronar lokali dhe nga dy punëtorët e tij. Më pas i rrahuri i ka vënë zjarrin garazhdës së pronarit të lokalit. Si pasojë, janë djegur një veturë, një motoçikletë dhe disa gjësende tjera.

Sipas njoftimit, katër të dyshuarit janë arrestuar, ku i dyshuari i rrahur ka pranuar tretman mjekësuar, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit ,të premten rreth orës 03:00.