Foto: Ilustrim

Prishtinë, gjashtë të arrestuar për posedim të narkotikëve, njëri prej tyre i mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten  në tre raste të ndara ka arritur të arrestojë 6 persona, për posedim të narkotikëve, njëri prej të arrestuarve është i mitur.

Sipas njoftimit, në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në Prishtinë, janë arrestuar dy përsona, një mashkull dhe një femër, pasi që gjatë kontrolit është gjetur një sasi e substancës së dyshuar e llojit mariuhanë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në rrugën ‘Avdyl Lahu’ në Prishtinë, Policia ka arrestuar dy persona, pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë dhe veturat e tyre, janë gjetur 5.4 kilogram substancë e llojit mariuhanë, 2.6 gram substancë e llojit kokainë dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër në rrugën ‘Bajram Kelmendit’ në Prishtinë, Policia ka arrestuar dy të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit, tek njëri prej të dyshuarve që ishte i mitur, janë gjetur 2.2 gram substancë e llojit marihuanë. I dyshuari i mitur me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër që ishte në kërkim policor, i është dorëzuar njësisë përkatëse për procedurë të mëtutjeshme.