Policia në aksion kundër lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara ka arritur të ndalojë 7 të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas njoftimit të Policisë, në Bulevardin ‘Bill Klinton’ në Prishtinë gjatë kontrollit në një lokal, ka ndaluar katër të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 20 shtëpiza kompjuterike, 20 televizor, 2 diviar, 4 telefona mobil, disa pajisje elektronike dhe 1 mijë e 400 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Ngjarja ka ndodhur rreth të premten rreth orës 21:00.

Në një aksion tjetër në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, Policia ka kontrolluar një tjetër lokal, ku ka ndaluar tre persona, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor. Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike, një lap-top, pesë televizor dhe 660 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë liruar  dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka nodhur të premten rreth orës 21:45.