Policia e ndalon, i gjen dy pistoleta në kamionetë, e një armë automatike në shtëpi

Gjatë një kontrolli rutinë, Policia e Kosovës ka ndaluar një kamionetë me dyshimin për veprimtari të paligjshme.

Gjatë kontrollit në kamionetë janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: dy pistoleta me 17 copë fishekë, një thikë, 218.10 €, 2,000 lekë shqiptar, katër telefona celular dhe kamioneta, ndërsa gjatë kontrollit në banesën dhe lokalin ku banon i dyshuari (pasagjeri) i janë sekuestruar, një armë automatike dhe 43 copë fishekë.

Me vendim të Prokurorit i dyshuari (drejtuesi i kamionetës) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari (pasagjeri) tjetër është liruar.