Mitrovicë, arrestohen dy persona për sulm dhe lëndim të rëndë trupor

Hetuesit e stacionit policor Jugu në Mitrovicën e Jugut në orët e pasdites së sotme kanë arrestuar dy persona nën dyshim të përfshirjes në veprat penale – sulm dhe lëndim i rëndë trupor.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë R.S., 23-vjeçar dhe K.P. 23-vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Tutje në raportin policor thuhet se identifikimi dhe arrestimi i dy të dyshuarve është bërë pas një pune hetimore lidhur me rastin e ndodhur më 9 prill 2021 në Mitrovicë, ku si pasojë e përleshjes i lënduar kishte mbetur viktima i cili është trajtuar në QKUK.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.