Kamenica

Foto: Denis Sllovinja

Kamenicë, arrestohet nën dyshimin e shtënies me armë zjarri

Është arrestuar një burrë në fshatin Koretin të Kamenicës pasi dyshohej se ka shtënë më armë zjarri.

Në raportin policor thuhet se i njëjti është parë në një video incizim duke shtënë me armë, me ç’rast janë siguruar edhe dëshmi për dyshimin e cekur më lartë.

Tutje sipas policisë, me urdhër të gjykatës është bërë bastisje në shtëpinë e tij por, nuk është gjetur arma.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.