FOTO: Ilustrim

I dehuri në Mitrovicë arrestohet për prishje të qetësisë publike

Një person është arrestuar  nga policia në Mitrovicë mbrëmë pas mesnate për shkak të prishjes së rëndit dhe qetësisë publike.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari gjatë arrestimi ka rezistuar dhe ka dëmtuar xhamin e veturës zyrtare.

I njëjti për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore gjatë intervenimit në rast dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.