Ilustrim

Ferizaj, gjuan me armë në dasëm, shoqërohet në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Dremjak të Ferizajt ka shkoqëruar në stacionin policor një të dyshuar , pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar me pistoletë ka shtënë në ajër.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta dhe një gëshojë.

I dyshuari e kishte armën me leje, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 22:20.