Dy të lënduar në aksident trafiku në rrugën Prishtinë - Gjilan / FOTO

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e  Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar informacionin për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Gjilan. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar tutje dy persona e lënduar nga ky aksident janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi ku ka ndodhur aksidenti, ku shihet një veturë e rrokullisur.