Foto: Ilustrim

Arrestohet në Istog i kërkuari për kontrabandim me emigrantë

Policia në rajonin e Pejës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar i cili ishte në kërkim nën dyshimet se kishte bërë kontrabandim me emigrantë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar me urdhëresë të Gjykatës në Pejë.

I dyshuari sipas policisë ishte i dënuar për kontrabandë më emigrantë.

“Njësitet relevante të Stacionit Policor Istog, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin L. S., 47 vjeçar i cili është i dënuar për këtë vepër penale. I njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 18 muaj e 17 ditë burg”, thuhet në njoftimin e policisë.