Ilustrim

Arrestohet mërgimtari pasi kërcënoi ish të dashurën e tij

Një person është arrestuar të shtunën në Fushë Kosovë pasi i njëjti kishte kërcënuar ish të dashurën e tij.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar- shtetas i Austrisë, pasi që i njëjti kishte sulmuar ish të dashurën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, kanë njoftuar forcat e rendit.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!