Foto: Ilustrim

Arrestohen shtatë persona për tentim vrasje dhe sulm

Shtatë persona janë arrestuar në Pejë, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje mes dy grupeve, kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin, teksa njëri prej tyre ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të dy personave tjerë, të cilët janë duke u trajtuar, njofton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja të plumbave të armës së kalibrit 9mm.

Me vendim të prokurorit shtatë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti i cili ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme në Pejë, dhe është duke u hetuar nga organet e rendit.