Arrestohen dy persona për prostitucion në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Mitrovicë në dyshimin për prostitucion.

“Një mashkull K/Shqiptar dhe një grua/vajzë K/Shqiptare janë arrestuar nën dyshimin se janë marrë me prostitucion. Në konsultim me gjyqtaren për kundërvajtje personat janë dërguar me procedurë të shpejtë në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin 24 orësh të forcave të rendit.