Aksident në Veternik, dy persona të lënduar (FOTO)

Një aksident mes dy makinave ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në Veternik të Prishtinës.

Sipas Florie Ahmetit, zëdhënese e Policisë për rajonin e Prishtinës, si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy persona të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore.

“Sot rreth orës 15:30, në lagjen Veterrnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com

aksident