LIVE - Intervistë Ekskluzive: Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është sonte në intervistë në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Në këtë intervistë, Kurti do të përgjigjet në pyetjet e Jeta Xharrës rreth menaxhimit të situatës së pandemisë në Kosovë, zhvillimeve të fundit politike në vend, mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së tij një muaj më parë, vendimeve të qeverisë për shkarkime dhe emërime të bordeve, dialogut mes Kosovës e Serbisë dhe çështjeve tjera.