Kush po e vret drejtësinë?

Rastet më misterioze dhe më të përfolura të vdekjeve në Kosovë si pasojë e neglizhencës shtetërore u diskutuan të enjten në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Policia dhe Prokuroria përballë Jeta Xharrës folën lidhur me raportin e Institutit Zviceran në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit.

Si u bë që ekspertiza e jashtme pati gjetje të ndryshme nga ajo që e kishin konstatuar ekspertët vendorë?

Cilat janë dështimet e shtetit për t’i mbrojtur njerëzit nën përkujdesje?

Ekspertët e shoqërisë civile dhe hulumtuesit e KALLXO.com analizojnë rastin e Deharit dhe raste të tjera të vdekjeve në duar të shtetit.

Për këtë temë flasin: Besim Kelmendi, Prokuror; Riza Shillova, Policia e Kosovës; Hilmi Jashari, Ombudsperson; Rifat Marmullaku ,OSBE; Fatmire Haliti, QKRMT dhe  Kreshnik Gashi, KALLXO.com.