Kurthi me dinamit për policinë

 

Në edicionin e së premtes “Drejtësia në Kosovë” transmetoi reportazhin për vrasjen dhe plagosjen e dy policëve në shpërthimin në fshatin Zhur.

Reportazhi sjell detaje nga dosja e hetimeve duke u përgjigjur në shumë prej pyetjeve të ngritura pas kësaj ngjarje.

Emisioni sjell rrëfime nga dëshmitarët e parë të ngjarjes e po ashtu intervista me përgjegjësit e hetimeve.

Në materialet e analizuara emisioni zbardhë dilemat për thirrjet dhe ngjarjen ku u vra polici e u plagosën dy të tjerë.

Sami Thaqi, polic i njësisë speciale u vra nga një shpërthim teksa bashkë me kolegë po bastisnin shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Zhur.