Kamerat e fshehta zbulojnë krimin me kazinotë

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ në transmetimin e radhës sjell reportazhin për kazinotë ilegale të Gjakovës.

Hulumtuesit e emisionit duke përdorur kamera të fshehura kanë filmuar biznesin e basteve në 9 lokacione në qytetin e Gjakovës.

Filmimet ekskluzive të cilat do të transmetohen të premten shfaqin skemën e ndërtuar të basteve online të cilat zhvillohen në kafiteritë e qytetit.

Pamje të tjera tregojnë për bastore klasike dhe lojëra të kazinove të cilat janë adoptuar në lokacione të fshehura brenda bodrumeve dhe lokaleve të padukshme në qytet.

Filmime të tjera tregojnë bastoret ilegale në çarshinë e Gjakovës si dhe kamuflazhet duke përdorur lokale të ëmbëltoreve në qytetin e Gjakovës.