Zgjedhjet në LDK
28.5.2015 - 20:16
“Jeta në Kosovë” u debatua për zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Çfarë do të ndodhë të dielën edhe kush do të jetë kryetar i ri i LDK-së?
Si po shkojnë përgatitjet për Kuvendin e Tetë të LDK-së? A ka pakënaqësi brenda LDK-së për procesin zgjedhor? Sa janë partitë politike të hapura për kuadro të reja? A ka demokraci të brendshme në partitë kosovare?
Mysafirë të Muhamet Hajrullahut kishte ftuar:
Vjosa Osmani – kandidate për kryetare të LDK-së
Lutfi Haziri – kryetar i degës, Gjilan
Muharrem Sfarqa – kryetar i degës, Ferizaj
Donika Gërvalla – kryetare e degës, Gjermani
Burim Ejupi – INDEP
Albert Krasniqi – KDI
Repriza e emisionit do të transmetohet të premten në mesditë.