VITI I REKTORIT, SONTE NË ‘JETA NË KOSOVË’

Jeta në Kosovë do të transmetohet intervista me rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu.

Në këtë intervistë, rektori flet për vitin e parë të tij në krye të universitetit, ato me të cilat mburret dhe me sfidat të cilat të cilat e kanë përcjellë gjatë kësaj kohe.

‘Jeta në Kosovë’ rikthen tri premtime që i ka dhanë rektori më 14 shtator 2014 se si do t’i ndalojë avancimet kriter, si do t’i kontrollojë profesorët a po i mbajnë orët dhe se si do të ballafaqohet me njerëzit e politikës që kanë disa poste publike dhe japin mësim në universitet.

A do t’i kushtojë mbajtja e këtyre premtimeve me shkarkim të hënën e ardhshme më 19 tetor?

Pse po kërkohet shkarkimi i tij nga senatorët e ‘rebeluar’? Si i përgjigjet ai akuzave të tyre?

Në ndërkohë, shefi i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, flet për një vendim me të cilin ai u siguroi vendet e punës dhe rrogat e universitetit, ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë.

Pse e mori Inspektorati me aq shpejtësi vendimin pro ministrave Arsim Bajrami, Hajredin Kuçi e Haki Demolli dhe ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani? Pse ankesat e punëtorëve të thjeshtë trajtohen përtej afateve ligjore në Inspektorat e këto të personave në pozita të larta me urgjencë?

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet sonte në RTK në orën 20:20, ndërsa repriza nesër në mesditë.